KONFIRMON NDARJEN NGA MOZZIK/ Loredana: Jemi të dy kokëfortë – AlpeGossip
KONFIRMON NDARJEN NGA MOZZIK/ Loredana: Jemi të dy kokëfortë

KONFIRMON NDARJEN NGA MOZZIK/ Loredana: Jemi të dy kokëfortë

Loredana ka konfirmuar ndarjen nga Mozzik përmes nje postimi ne rrjete sociale. Reperja shprehet se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.

Loredana shkruan se pavarësisht problemeve të tyre, ata kanë përgatitur një album dhe do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën.

“Disa prej jush e keni vënë re se mes meje dhe Mozzit ka pasur probleme. Ne jemi të dy kokëfortë që s’bëjmë dot pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte aq intensive saqë të dy e kuptuam se mund të qeshim së bashku për 10 orë në ditë, por nuk arrijmë të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Megjithatë, jam shumë e lumtur që arritëm ta bëjmë këtë album. Mozz dhe unë do të qëndrojmë në kontakt. Ai më bëri dhuratën më të mirë të jetës sime.

Faleminderit për mbështetjen tuaj, kënga jonë e re “Mit Mir” dhe albumi më 24 shtator. Faleminderit gjithashtu të gjithëve që na mbështesni të dy gjatë kësaj kohe”-shkruan Loredana.