Kivanç Tatlitug është rikthyer në ekranin shqiptar me serialin më të ri “Ironia e fatit”, ku luan rolin e Kadir. Në këtë serial luan edhe aktorja Elçin Sangu e cila dikur njihej nga “Dashuri me qira”. Elçin luan rolin e Zejnep dhe në episodet në vazhdim do e shohim në një histori dashurie me Kadirin.
Mirëpo mesa duket aktorja me flokët e kuqe qenka fiksimi i Kivançit. Në një intervistë kohë më parë Kivanç, mes shumë aktoreve turke, përzgjodhi Elçinin duke u shprehur se do dëshironte të luante një serial me të.
Regjisorët ia plotësuan dëshirën dhe zgjodhën Elçin Sangu për rolin e Zejnepit. Kështu aktorja arriti ta fitojë rolin falë Kivançit.