“PADASHJE E GJUAJA ME SUP”/ Fjoralba Ponari rrëfen fiksimin e saj të “dhunshëm” në kohën e gjimnazit (FOTO) – AlpeGossip
“PADASHJE E GJUAJA ME SUP”/ Fjoralba Ponari rrëfen fiksimin e saj të “dhunshëm” në kohën e gjimnazit (FOTO)

“PADASHJE E GJUAJA ME SUP”/ Fjoralba Ponari rrëfen fiksimin e saj të “dhunshëm” në kohën e gjimnazit (FOTO)

Moderatorja Fjoralba Ponari ka vendosur të bëjë një bashkëbisedim të sinqertë sonte me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo i ka kërkuar ndjekësve të rrëfejnë historitë e tyre sesi u njohën me “atë” (personin e zemrës) dhe në llogarinë e moderatores kanë vërshuar mesazhet.

Teksa publikon mesazhet e ndjekësve, Fjoralba ka vendosur të rrëfejë edhe një histori të vjetër të sajën gjatë gjimnazit.

Modertorja tregon fiksimin që kishte për një djalë në shkollën e saj dhe përpjekjet që bënte asokohe për t’i rënë në sy.

“Përplasje te dera e gjimnazit, si padashje”- është përgjigjia e ndjekësit që e rikthyer Fjoralbën pas në kohë.

“Oii, ç’më kujtove me këtë! Unë e kam pasur në orën e frengjishtes që shkëmbeheshin klasat këtë skenën. E shihja nga larg, i zija derën dhe “padashje” e gjuaja me sup. Fiksim i dhunshëm.”- tregon moderatorja me humor.

Fjoralba ka treguar së fundmi se është e dashuruar dhe në një lidhje, mirëpo nuk e dimë nëse djali është fiksimi i gjimnazit, apo dikush tjetur i ka vjedhur zemrën moderatores.