“ME KEQARDHJE JU LAJMËROJ…”/ Fifi jep lajmin e hidhur për fansat që ndodhen në Londër (FOTO) – AlpeGossip
“ME KEQARDHJE JU LAJMËROJ…”/ Fifi jep lajmin e hidhur për fansat që ndodhen në Londër (FOTO)

“ME KEQARDHJE JU LAJMËROJ…”/ Fifi jep lajmin e hidhur për fansat që ndodhen në Londër (FOTO)

Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, përmes një postimi në Insta Story ka dhënë lajmin e hidhur për fansat e saj që ndodhen në Londër se e ka të pamundur që të performojë atje me datën 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Bukuroshja ka bërë publike edhe arsyen, duke zbuluar se viza i është refuzuar dhe nuk mund të shkojë në Londër:

“Shqiptarët e mi të dashtun në Londër. Me keqardhje dua t’ju lajmëroj që me 8 mars nuk do jem në Londër. Fatkeqësisht viza ime është refuzuar dhe unë nuk mund të vij këtë herë. Më vjen keq femra të bukura. Gjithsesi atje do jenë Sinan Hoxha bashkë me Artjola Toskën e do kaloni natën flakë fare.”