“SHFRYTËZOVA KOHËN PËR T’U SHËRUAR PAS OPERACIONIT”/ Era tregon arsyen e largimit nga rrjetet sociale (FOTO) – AlpeGossip
“SHFRYTËZOVA KOHËN PËR T’U SHËRUAR PAS OPERACIONIT”/ Era tregon arsyen e largimit nga rrjetet sociale (FOTO)

“SHFRYTËZOVA KOHËN PËR T’U SHËRUAR PAS OPERACIONIT”/ Era tregon arsyen e largimit nga rrjetet sociale (FOTO)

Të gjithë kemi vënë re së fundmi mungesën e këngëtares Era Istrefi nga rrjetet sociale. Vera ishte sezoni i sukseseve të njëpasnjëshme, 3 këngë të reja dhe performanca në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi, krah Will Smith dhe Nicky Jam.

Por në fund të gushtit këngëtares shqiptare iu desh që t’i nënshtrohej një operacioni për heqjen e apendicitit.

Era postoi mbrëmjen e së enjtes një video-intervistë ku flet sesa mirënjohëse është për gjërat që ka dhe pozitive është në jetë, duke u përqendruar në atë që e bën të lumtur.

“Arsyeja pse nuk kam postuar shumë kohëve të fundit. Mund të lidhem shumë me këtë intervistë që është bërë rreth një vit më parë. Të jesh jashtë mediave sociale është luksi më i ri.

Shfrytëzova kohën për t’u shëruar pas operacionit dhe më të vërtetë të përqendrohem në atë që më bën të lumtur dhe që më bën të ndihem njerëzore.

Jam përgjegjëse për energjinë që jap dhe kështu që duhet të sigurohem që ta rregulloj atë së pari. Ndihem e shëruar dhe pozitive, mirënjohëse dhe e bekuar. Mezi po pres për gjërat e radhës dhe t’i ndaj ato me ju”, shkruan Era Istrefi krah postimit.