Chrissy Teigen përdori një metodë të pazakontë për t’ia dalë me depresionin pas lindjes. Modeja 32- vjeçare tregoi në një intervistë të fundit për “CBS News Sunday Morning” se hëngri placentën e saj fill pasi solli në jetë fëmijën e dytë, djalin Miles Theodore, për të cilën ajo beson se është arsyeja kryesore që është ndjerë e lumtur këto kohë.
Kur gazetarja shprehu skepticizëm për metodën në fjalë, Teigen u përgjigj:
“Vërtet? Nuk është gjë normale the? Jam në Los Angeles, është një gjë shumë normale. Këtu e pjekin.. Mund të provosh pak nga e imja më vonë.”
Modelja u bë nënë për herë të dytë në maj të këtij viti, ndërkohë që ka edhe një fëmijë tjetër, vajzën Luna Simone, që të dy me bashkëshortin John Legend.









![“LETS’S GET IT ON”/ Ed Sheeran akuzohet rëndë nga gjykata për kopjim të hitit…[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2019/01/cvbnmghfgjh.jpg)





