Aktori i njohur turk merr lajmin e hidhur vetëm 3 ditë pasi bëhet baba – AlpeGossip
Aktori i njohur turk merr lajmin e hidhur vetëm 3 ditë pasi bëhet baba

Aktori i njohur turk merr lajmin e hidhur vetëm 3 ditë pasi bëhet baba

Ozcan Deniz është aktori i njohur turk i cili ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve që nga seriali “Një pjesë e imja” me rolin e Kahramanit dhe para 3 ditëve ai dha lajmin e gëzueshëm se u bë baba për herë të parë.

Aktori ndau në Instagram një foto të dorës së foshnjës kapur pas gishtit të tij dhe shprehu lumturinë e madhe që ndjente.

Por shumë shpejt gëzimi j’u kthye në hidhërim pasi mori vesh lajmin se gjendja shendetësore e babait të tij është perkeqësuar dhe është shtruar në të njëtin spital ku bashkëshortja e Deniz ,Feyza Aktan solli në jetë djalin e tyre.

I ati i aktorit prej më shumë se 1 viti vuan nga kanceri në mushkëri dhe zorrë.