Këngëtarja e famshme Albërie Hadërgjonaj prej vitesh ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar dhe këngët e saj janë kthyer në hite që pëlqehen nga kushdo. Së fundmi, Albëria është kthyer nga Amerika për të qëndruar për pak kohë në atdheun e saj.
Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Një kat më lart’, ku ndër të tjera foli edhe për marrëdhënien e saj me mbesën e vogël. Mirëpo moderatori e ngacmoi këngëtaren, duke i thënë se vajza e Albëries e kishte mohuar faktin që këngëtarja ja ndërronte pelenat vogëlushes.
Albëria e mohoi menjëherë këtë lajm, ndërkohë që moderatori i solli një kukull të vogël që ajo ti ndërronte pelenat, për ta vërtetuar që ishte një gjyshe e kujdesshme për mbesën e saj.
Pasi ja ndërroi pelenat kukullës, këngëtarja duke buzëqeshur tha se ishte gati për një fëmijë.
“Jam gati për të bërë një bebush vetë”, deklaroi Albëria duke buzëqeshur.