Strija, celulit dhe gjithçka: 4 të famshmet shqiptare që nuk druhen të tregojnë “defektet” e tyre (FOTO) – AlpeGossip
Strija, celulit dhe gjithçka: 4 të famshmet shqiptare që nuk druhen të tregojnë “defektet” e tyre (FOTO)

Strija, celulit dhe gjithçka: 4 të famshmet shqiptare që nuk druhen të tregojnë “defektet” e tyre (FOTO)

Përqafimi i atyre që shpesh etiketohen si “defekte” të trupit dhe mosfshehja e tyre ka përfshirë edhe një pjesë të personazheve publikë në Shqipëri.
Nga halli se nuk mund ta fshehin apo se nuk kanë pse ta mbajnë të fshehur, nuk e dimë, por disa prej vajzave të showbiz-it shqiptar nuk kanë ngurruar të tregojnë ato pjesë që shumëkush do të ngurronte t’i ekspozonte, duke dhënë kështu një shembull për këdo që ka mungesë të vetbesimit:

1.Big Mama
Këngëtarja Big Mama ka postuar së fundi në Instastory një foto me rroba banje.Në pjesën e dekoltesë dallohen lehtësisht disa strija, por mesa duket këngëtarja shqiptare nuk e ka problem ta tregojë publikisht këtë.

2.Lori Hoxha

Lori Hoxha është një tjetër personazh i showbiz – it shqiptar e cila sapo surprizuar ndjekësit me një foto ku i shihen strijat. Edhe pse ajo është në formë shumë të mirë fizike dhe kujdeset mirë për pamjen e jashtme, nuk ka dashur ta fshehë këtë dukuri në trupin e saj.

 

3. Sara Hoxha

Sara Hoxha, njëra prej trashëgimtareve të “Top Channel” ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto të barkut të saj plot strija vetëm pak kohë pas lindjes së djalit. Në mbishkrimin e fotos Sara shkruante “4 muaj pas lindjes, me strijat, shenjat dhe gjithçka tjetër. Stop ardhjes turp nga trupi”.

 

4. Estela Ujka

Blogerja Estela Ujka nuk e ka vrarë shumë mendjen për fizikun e saj ndërkohë që bënte plazh dhe ekspozonte trupin. Celuliti dhe strijat në bark nuk e ndaluan Estelën të postonte foto nga pushimet, përkundrazi ajo mbushi Instagramin me foto.