Këngët shqiptare që duhet të dëgjoni gjatë seksit për të shmagur fjalët (VIDEO) – AlpeGossip
Këngët shqiptare që duhet të dëgjoni gjatë seksit për të shmagur fjalët (VIDEO)

Këngët shqiptare që duhet të dëgjoni gjatë seksit për të shmagur fjalët (VIDEO)

Në dhomën e gjumit fjalët e tepërta janë fukarallëk por e dini çfarë mund ta thoshte më mirë pikërisht atë që ju jeni duke menduar? Një këngë. Dhe për fatin tuaj të mirë, ka mjaftueshëm këngë shqiptare që do t’i japin partnerit tuaj të gjitha të dhënat e nevojshme, pa qenë nevoja të flisni vetë.
Era Istrefi – A Po Don

‘A po don dhe ti si unë?’ Kjo është kënga ideale për të ftuar dikë në aksion. Në fakt kënga e Erës ta çon mendjen tek seksi edhe pa patur dikë afër, prandaj kujdes ku dhe me kë e dëgjoni.

Dafina Zeqiri – Hajde Ma Knej

Dafina Zeqiri ka më shumë këngë ndjellëse në repertorin e saj krahasuar me çdo këngëtar tjetër. Dhe pasi ta keni shtënë në dorë bukuroshin jepini ca detaje të vogla për ta bërë paralojën më interesante. Kur ai të jetë poshtë jush, kjo këngë do ta udhëheqë drejt pikave të duhura.

Dafina Zeqiri & Ledri Vula ft. Sardi Dj – Got Ur Back

‘He wants it, I want him…përmas i ka biggy’. Ok Ledrit i pëlqekan të pasmet. Prandaj këtë këngë NUK duhet ta lini jashtë playlist-ës tuaj nëse keni ndërmend të bëni seks anal. Do ta sheqerosë muhabetin edhe do doni ta ridëgjoni pastaj!

Blunt & Real ft. Duffye – Mos e nal

‘Rrite basin, sonte nuk po muni down down…E boj dit e nat, rritja edhe pak, dj mos e nal, po du me shku higher higher.’ Dafina mund të kërcejë sa të dojë, po kjo këngë nuk është për tjetër gjë, veçse për t’ju motivuar ju dy lepuj të vegjël të vazhdoni ‘kërcimin’ tuaj gjatë gjithëëë natës. Bëni mirë të jeni të karikuar.

Ronela Hajati – Mos ma lsho

“S’po du me fol, po du me bo…Ti si e do Nela you knoë, kom me t’gjet ty, mos ma lsho, se ti je kanabis , po du me fol me ty pis.” E keni parë Ronela Hajatin kur performon këtë këngë në skenë? Fillon bën twerk si bishë! Këtë duhet të bëni dhe ju që zotëria në krah ‘mos t’jua lëshojë’. “Nëse nuk e pret duhesh me leviz ti, sa më mirë ti, asnjo nuk e bon si mama, si mama.” Po pra Nela po, e morëm vesh!

Dafina Zeqiri – Veq ti

Këtu s’ka nevojë për fjalë FARE.

Mozzik ft. Enca – Edhe njo

Kjo është për gjithë sadomazokistët, që mundësisht mund të dërrmohen dhe shërohen në dhomën e gjumit. I thotë kënga të gjitha.

Genta Ismajli – Dridhem

Kjo sepse Genta Ismajli është gjithnjë një ide e mirë…dhe do ju bëjë të dridheni (në të gjitha kuptimet).