EMOCIONUESE/ Hailey Baldwin tregon për puthjen e parë dhe detajet janë shumë romantike – AlpeGossip
EMOCIONUESE/ Hailey Baldwin tregon për puthjen e parë dhe detajet janë shumë romantike

EMOCIONUESE/ Hailey Baldwin tregon për puthjen e parë dhe detajet janë shumë romantike

Modelja e njohur, Hailey Baldwin ka qenë së fundmi pjesë e një interviste për ‘Harper’s Bazaar’ dhe ka zbuluar detaje nga jeta e saj sentimentale, por jo për Justin. Pyetja që ju drejtua lidhej me puthjen e parë dhe modelja nuk nguroi të zbulojë detajet e saj. “Puthja e parë që mbaj mend ka qenë me një djalë që e kam pasur shumë, po shumë qejf. Mendoj se ka qenë rreth moshës 12 ose 13 vjeç. Ne ishim duke luajtur në shtëpinë time, pastaj nisëm të ecnim dhe të luanim me njëri-tjetrin në rrugë. Vendi ishte i mbuluar me dëborë dhe krejt papritur u puthëm”,-tregoi ajo.

Ndërsa gjëja më e bukur që dikush ka bërë për të ka qenë nga bashkëshorti, Justin. “Një ditë erdha nga puna dhe gjej lule në tavolinë. I kishte lënë Justin, bashkëshorti im. Askush nuk e ka bërë atë gjë për mua pa arsye, thjesht kot sepse e ka ndjerë. Jam emocionuar shumë”,-u shpreh ajo. Modelja është martuar me këngëtarin e njohur prej muajsh dhe gjërat mes tyre duket se po shkojnë mirë.