KUPONI MË I ÇUDITSHËM/ Pronari shpërblen punëtorët me pushkë dhe pistoleta – AlpeGossip
KUPONI MË I ÇUDITSHËM/ Pronari shpërblen punëtorët me pushkë dhe pistoleta

KUPONI MË I ÇUDITSHËM/ Pronari shpërblen punëtorët me pushkë dhe pistoleta

Ben Wolfgram, pronari i një kompanie që prodhon gota të deformuara nga një plumb, i ka shpërblyer punonjësit e tij për Krishtlindje jo me para, por me armë.

Ai ka dhënë nga një kupon, me të cilin punonjësit kanë të drejtë të blejnë çfarë arme të duan.

“Doja të merrnin si shpërblim diçka që u mbetet dhe u rrit vlerat, jo thjesht para që t’i lënë duke paguar fatura”, thotë ai.

Shumica e stafit e mirëpriti shpërblimin e Krishtlindjeve me gëzim, edhe pse disa refuzuan fillimisht.

Ngurruesit ndërruan mendje pasi bënë kursin e përdorimit të armëve.

Vajzat e pyetura nëse u dukej ide e mirë shpërblimi, thonë se të pasurit armë i bëjnë të ndihen më të sigurta: “Nuk i dihet kurrë. Nuk kemi pse të jemi viktima.”

Shumica e amerikanëve kanë deklaruar nëpër sondazhe të ndryshme se të pasurit armë i bën të ndihen më të sigurt.

Por në të njëjtën kohë, niveli i vrasjeve me armë zjarri në Amerikë është tepër i lartë: jo vetëm në krahasim me Europën perëndimore, por edhe me Europën lindore e Ballkanin