Taksa e “Rrugës së Kombit” Florjan Binaj reagon mbi protestën: Kur popullit nuk i dëgjohen hallet, do i durosh forcën… – AlpeGossip
Taksa e “Rrugës së Kombit” Florjan Binaj reagon mbi protestën: Kur popullit nuk i dëgjohen hallet, do i durosh forcën…

Taksa e “Rrugës së Kombit” Florjan Binaj reagon mbi protestën: Kur popullit nuk i dëgjohen hallet, do i durosh forcën…

Ditën e sotme në “Rrugën e Kombit” janë zhvilluar protesta nga qytetarë të cilët janë ngritur kundër tarifës së taksimit që duhet paguar nga automjetet sa herë kalojnë në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Prej 4 orësh populli ka protestuar e ka këmbëngulur se miratimi i kësaj takse është i gabuar. Ata i kanë vënë flakën sportelit në kufi e ka patur gjithashtu edhe të lënduar si nga pala qytetare edhe efektivë të policisë. Ka patur shume emra të politikës dhe artit që kanë reaguar pro dhe kundër protestave. Një prej tyre është dhe aktori i Portokallisë Florian Binaj ose i njohur si polici i cili shkruan:

“Nuk jam pro dhunës por kur popullit nuk i dëgjohen hallet, do i durosh forcën…Dhe vendimet e gabuara ose të pamenduara të qeveritarëve dhe qeverive, i vuajnë mbi supe ata që i sollën nē pushtet…populli i shkretë që sot ndryshonte vetëm nga uniforma por jo nga halli…Nuk duhet të rrahim njëri tjetrin për gabimet e pushtetit!Respekt për ata që u çuan të protestonin paqësisht dhe për policët që u përpoqën ta mbanin paqsore!”

/AlpeNews.al/