Ku ka zë s’është pa gjë! Zëri i medias e tha se do të bëheshin nëna. Mos ndoshta e njëjta gjë po ndodh me Marinën? – AlpeGossip
Ku ka zë s’është pa gjë! Zëri i medias e tha se do të bëheshin nëna. Mos ndoshta e njëjta gjë po ndodh me Marinën?

Ku ka zë s’është pa gjë! Zëri i medias e tha se do të bëheshin nëna. Mos ndoshta e njëjta gjë po ndodh me Marinën?

Shpesh personazhet mërziten me gazetarët, shpërthejnë në deklarata duke u shprehur se ata shkruajnë vetëm” broçkulla” bëjnë lajme të “pavërteta” që çuditërisht në fund dalin se paskan qenë fiks ashtu siç ishin shkruar. E njëjta gjë ndodh në rastin kur mediat kanë shkruar për shtatzënitë e vajzave të njohura të ekranit.

Mjaftonte një shikim në rrjetet e tyre sociale, një punë kërkimore për të parë daljet e tyre të fundit publike dhe mediat kanë ngritur pikëpyetje se ndoshta poshtë një barku që justifikohet me një drekë të bollshme nga personazhet, mund të jetë duke u rritur një jetë.

Ka patur shumë raste kur portalet kanë investiguar, ngritur dyshime rreth një shtatzënie të mundshme, madje edhe i kanë pyetur vetë personazhet nëse është e vërtetë ama ata E KANË MOHUAR KATEGORIKISHT. Janë dashur vetëm pak javë që e gjitha ajo çfarë kanë thënë mediat të vërtetohet dhe voila, gocat seksi të showbiz-it tonë bëhen nëna!

TUNA

E mbani mend sa u shkruajt në media për shtatzëninë e Tunës? Nuk kishte “bir nëne” që t’ja mbushte mendjen Tunës që ta pranonte publikisht këtë lajm. Ajo refuzonte të prononcohej as për ta pohuar ose mohuar por më vonë në “E Diela Shqiptare” kur prezantoi këngën e saj përfaqësuese në “Kënga Magjike” këngëtarja e pranoi se ishte në pritje të ëmbël por donte që këto moment t’i jetonte larg mediave. Tashmë barku i rrumbullakosej nuk mund të fshihej më!

ZAIMINA

Zaimina Vasjari ishte një tjetër personazh që për plot 5 muaj e fshehu shtatzëninë e saj. Si do thoni ju? Duke postuar në Instagram foto nga sete fotografike të mëparshme derisa kjo “hile” e saj u pikas nga portalet. Epo në një vend të vogël mos njëri, tjetri do të të zbulojë.

XHENSILA

Xhensila Myrtezaj ishte rasti fundit i shtatzënisë së mistershme që mbajti në “agoni” portalet për javë të tëra. Këngëtarja e justifikonte gjithçka me faktin se thjesht veshjet e saj “e bënin të dukej si shtatzënë” derisa të dy bashkë me Besin vendosën ta pranonin se do të bëheshin prindër. Nuk ia vlente të fshihej më, duke qenë se Xhensila ishte në muajin e pestë të shtatzënisë.

MARINA?

Ditët e fundit po përflitet se një tjetër personazh është në pritje të ëmbël. Jemi duke folur për Marina Vjollcën. Thuhet se ajo dhe Getoar Selimi do të bëhen prindër dhe e gjitha ka nisur nga fotot e marinës në Instagramn dhe dyshimi se ajo nuk ëhstë më aq aktive. Mos ndoshta por përsëritet historia edhe me Marinën? Nuk do të ishte çudi. I kuptojmë plotësisht VIP-at që nuk duan ta pranojnë publikisht e të mbajnë sa më private jetën e tyre ama le ta pranojnë gjithashtu se edhe gazetat kur ngrenë aludime mund të mos jenë duke gabuar mbi rezulatin./Blitz.al/