Befason Aulona Musta: Do e falja tradhtinë, njeriu mërzitet ndonjëherë dhe nga… – AlpeGossip
Befason Aulona Musta: Do e falja tradhtinë, njeriu mërzitet ndonjëherë dhe nga…

Befason Aulona Musta: Do e falja tradhtinë, njeriu mërzitet ndonjëherë dhe nga…

Moderatorja Aulona Musta ka qenë një nga të ftuarat e kësaj puntate në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj ku ka folur hapur për tema të ndryshme.

Gjatë bisedës, ajo u pyet nëse do e falte tradhtinë, përfshirë dhe ‘One Night Stand’.

Aulona Musta: Do e pranoja. Tradhtia është gjë që mund të ndodhë, varet nga lloji. Nëse bëhet fjalë për një lidhje të gjatë paralele, atëherë ka diçka që nuk shkon tek marrëdhënia dhe është më mirë të ndahesh.

Pyetje: Po One Night Stand?

Aulona Musta: Po. Tradhtinë e shikoj si gjënë më të vogël që është shumë e vështirë. Njeriu nuk është qenie monogome. Në këtë pikë ti mërzitesh me një çantë, me një palë këpucë dhe jo me tjetrin që do kalosh jetën.

Dihet se Aulona gëzon një romancë prej disa vitesh me bashkëshortin e saj, nga e cila kanë patur fatin të kenë një vajzë të vogël.