Stop! Mos i bëni më këto gabime me rrobat e banjës – AlpeGossip
Stop! Mos i bëni më këto gabime me rrobat e banjës

Stop! Mos i bëni më këto gabime me rrobat e banjës

Vera po vjen, që do të thotë sezoni i rroba banjove arriti. Ky është momenti që ju duhet të kënaqeni me trupin tuaj dhe ta shijoni në maksimum plazhin.

Në vend që të shqetësoheni se çfarë të vishni dhe të bëni gabimet që keni bërë çdo vit po ju tregojmë ato që nuk duhet të bëni kur të zgjidhni rrobat e banjës.

1.Nuk e hiqni nga trupi kostumin tuaj të vjetër të preferuar

Po, me siguri janë shumë të bukura, por për vitin që kaloi.Tani duhet të blini të rejat, mbase edhe të njëjtin model, por duhet të jenë copë e re.

2.Ju nuk blini rroba banje bazuar mbi aktivitetin sportiv

Nëse po mendoni të vishni të njëjtat rroba që mbani për banjo dielli edhe kur të kryeni aktivitet sportiv, ju lutem mos e bëni.

Do të dukeni shumë keq dhe aspak komode, ka rroba banje sportive të cilat rrinë shumë mirë dhe janë të duhurat për diçka të tillë.

3.Të lartme që nuk e suportojnë gjoksin tuaj

Një bust i mirë mbështetës ju duhet për gjoksin tuaj kurdoherë në plazh. Përpiquni të zgjidhni një palë reçipeta të bukura dhe të përshtatshme.

4.Një pjesë e rroba banjove janë modë e vjetër

Ok, është e vërtetë, disa rroba banje janë pa stil, por ju duhet të shikoni në vendet e duhura për të gjetur disa kombinime super seksi.

5.Gjithmonë e blini pjesën e poshtme më të madhe seç ju duhet

Shumë femra padyshim i kanë blerë pjesën e mbathjeve një numër më të madh seç ju është dashur.

Rrobat e banjës zgjerohen me kalimin e kohës, kështu që sa më shumë t’i vishni aq më keq do t’ju rrinë.

6.Mendoni se bikinit nuk ju shkojnë

Bikinit ju rrinë mirë të gjithëve, ju thjesht provoni t’i vishni më shumë.

7.Zgjeroni stilin tuaj

Me siguri ashtu si të gjithë edhe ju pëlqeni stilin triangolo, por mbase ka ardhur momenti për të provuar një stil të ri.

8.Ju e bleni setin e rrobave të banjës në një numër

Ky është një gabim që shumica e femrave e bëjnë, por nuk duhet ta bëni më, pavarësisht se duket më ekonomike.

Duke stiluar një palë rroba banje që u përkasin modeleve apo ngjyrave të ndryshme shpeshherë duken më bukur se një kostum.

9.Ju shqetësoheni shumë për nxirjen nga dielli

Shpesh shqetësoheni se kostumi juaj ju ekspozon keq në diell, por nuk është ashtu. Ju duhet thjesht të mbroheni kur jeni në diell dhe nxirja do të vijë ngadalë.