E FSHEHU PËR 9 MUAJ/ E ofenduan për bashkëshortin me ngjyrë, reagon Linda Halimi (FOTO) – AlpeGossip
E FSHEHU PËR 9 MUAJ/ E ofenduan për bashkëshortin me ngjyrë, reagon Linda Halimi (FOTO)

E FSHEHU PËR 9 MUAJ/ E ofenduan për bashkëshortin me ngjyrë, reagon Linda Halimi (FOTO)

Pak ditë më parë këngëtarja Linda Halimi ndau lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të parë. Shtatzëninë Linda e fshehu për 9 muaj dhe vendosi që lajmin ta ndante vetëm kur vajza të vinte në jetë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Davon Edwards i vendosën vajzës emrin e veçantë Kaimana dhe ndan disa foto me vogëlushen.

Mirëpo këto ditë Linda ka marrë edhe shumë komente negative karshi bashkëshortit të saj me ngjyrë.

Pas këtyre komenteve, këngëtarja ka reaguar me një postim në Instastory ku falenderon të gjithë ata që i kanë shkruar mesazhe urimi.

“Nuk e kisha idenë që do më mbështesnit kaq shumë. Numri i mesazheve që kam marr dhe kam lexuar është çmenduri. Më vjen keq që s’mund t’u kthej përgjigje të gjithëve, por të gjithë më dhatë kaq shumë jetë dhe energji. Energjia është e vërtetë, mbroni tuajën gjithë kohës! Zoti ju bekoftë me kaq shumë dashuri, dritë dhe paqe. Shpirti juaj qoftë gjithmonë i lumtur. Ju dua shumë”, shkruan Linda.