Klodiana Shala nuk martohet për hatër të askujt dhe mamit të mos i vijë keq fare – AlpeGossip
Klodiana Shala nuk martohet për hatër të askujt dhe mamit të mos i vijë keq fare

Klodiana Shala nuk martohet për hatër të askujt dhe mamit të mos i vijë keq fare

Klodiana Shala është atletja më e famshme shqiptare, e cila është edhe mjaft aktive në rrjetet sociale.

Ndërkohë ajo është kthyer edhe në një nga personazhet më të dashur të ekranit shqiptar dhe kurioziteti mbi jetën e saj private është gjithnjë e më i madh.

Mesa duket pyetja që njerëzit i bëjnë më shpesh Klodit është se kur do të martohet dhe ajo ka një përgjigje për të gjithë ata që janë të interesuar ta dinë, përfshirë edhe mamin.

Këtu në Shqipëri duhet ta marrim burrin vetëm për hatër të njerëzve dhe të mamit. Unë nuk jam këtu” – është shprehur Shala.