“Situata të tmerrshme…”, aktorja e njohur rrëfen për ngacmimet seksuale që 13-vjeç – AlpeGossip
“Situata të tmerrshme…”, aktorja e njohur rrëfen për ngacmimet seksuale që 13-vjeç

“Situata të tmerrshme…”, aktorja e njohur rrëfen për ngacmimet seksuale që 13-vjeç

Si yll i filmave, nëna dhe themeluesja e një nisme të suksesshme, Jessica Alba ka qenë një aktiviste aktive për barazinë femërore.

Alba njihet si një nga aktoret më të talentuara të gjeneratës së saj, duke u rritur në karrierë në moshën 19 vjeçare në serinë televizive “Dark Angel”.

Në një intervistë të ndjerë dhënë për Talk Asia të CNN, bukuroshja Alba ka folur hapur për përvojat e saj saj të ngacmimeve seksuale si dhe nëse lëvizja #MeToo po sjell ndryshime në industri.

Ylli i kinemasë i tha gazetarës Anna Coren se është përballur me ngacmime seksuale gjatë gjithë karrierës së saj, e cila filloi kur ajo ishte vetëm 13-vjeçare.

E pyetur nëse kishte përjetuar ngacmime seksuale, ajo tha:

Oh, po! Sigurisht që më kanë ngacmuar. Gjatë gjithë rrugëtimit tim si aktore. Nuk e di. Ndoshta nuk duhet ta pranosh, por si aktore e re që rritesh në këtë industri nuk të mbetet gjë tjetër veçse ta pranosh mënyrën sesi të trajtojnë. Vetëm mendoni pak sesi jam ndjerë. Jam pjesë e industrisë që në moshën 12-vjeçare. U detyrova të mësoja shpejt sesi të shpëtoja veten, por sigurisht që kam përjetuar situata shumë të vështira. Po mësoj tre vajzat e mia sesi të kujdesen për veten dhe të mos bien pre e të tilla ngacmimeve.”
Ndërsa sa i përket mënyrës së si ajo iu përgjigj ngacmimeve ndërkohë që rritej në moshë dhe në karrierë, Alba u shpreh se i duhej të mësonte si ta menaxhonte situatën dhe për këtë arsye i është dashur edhe të ndërrojë shpesh vendin e punës.