Që papunësia në vendin tonë ka kapur majat, kjo është diçka e ditur prej kohësh, por gjëja e trishtueshme në këtë mes është devijanca që detyrohen të kryejnë të rinjtë për të mbijetuar.
Hajdutët janë shtuar frikshëm kohët e fundit në Tiranë dhe fshihen më së miri pas një bluzeje me kapuç apo kostumi sportiv.
Duke nisur nga linjat urbane të kryeqytetit e deri tek xhepistët e vegjël, kjo vepër penale ka filluar të përkthehet në shifra shqetësuese për qytetarët.
Rasti më i fundit është ai i një “skifteri” i cili hyn në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e “21 Dhjetorit” në kryeqytet dhe me dy lëvizje të thjeshta vjedh një biçikletë.
Pa i bërë “syri terr” nga kamerat e sigurisë, i riu hedh një shikim lart e pasi maskohet me kapuç i drejtohet dyqanit për të vjedhur “objektivin”.
Me disa lëvizje të shpejta ai vjedh biçikletën dhe largohet.
Ajo që i shqetëson qytetarët e këtij vendi është se realisht nuk ka një vend ku të përplasen për një hall që i zë derën.
Djali shkruan për JOQ.al:
Pershendetje JOQ, me kane vjedhur dje biçikletën. Eshte e tipit cube gjermane gri e erret dhe ka kushtuar 800 euro. Pronari e ka lene brenda dyqanit te elektroshtepiakeve tek zona e 21 dhjetorit.
Hajduti eshte ai me xhup te kuq, eshte bere denoncimi qe dje ne policine e komisariatit nr. 2 dhe pergjigjia e policeve sot ishte: te henen do filloj te hetoj, se oficeri ku eshte bere kallezimi dje e ka pushim deri te hënën.
Policet tanë behen hiena per te sekuestruar arkat me sallate te te vobektëve dhe jane pushim kur u kërkojmë ndonjë shërbim.
Nderkohe qe deri te henen hajduti mund ta shesë. Kush e shikon kete personin te kontaktoje ju lutemi./ JOQ.al