Dasmë në emision! A ju kujtohen 4 çiftet VIP shqiptare që janë martuar në TV (FOTO) – AlpeGossip
Dasmë në emision! A ju kujtohen 4 çiftet VIP shqiptare që janë martuar në TV (FOTO)

Dasmë në emision! A ju kujtohen 4 çiftet VIP shqiptare që janë martuar në TV (FOTO)

Teksa shumë VIP-a zgjedhin që dasmën ta bëjnë sa më private, me rrethin familjar e shoqëror dhe e mbajnë të fshehtë ditën e shënuar, disa të tjerë kanë preferuar që gëzimin ta ndajnë edhe me publikun. Janë vetëm 4 dasma, por që të gjithë i mbajnë mend pasi të martohesh në emision ndodh rrallë.

Ndër dasmat më të bujshme është ajo e Klaudia Pepës dhe Albi Nakos. Çifti u martua tek “E diela shqiptare” në vitin 2013. Skena ishte kthyer në një kopësht magjik ku Albi dhe Klaudia lidhën kurorë e sollën shumë emocione.

Ardit Gjebrea i kushtoi çifti edhe një këngë dashurie ndërsa një moment shumë i veçantë ishte edhe kërcimi i Klaudiës me vjehrrin e saj, Llaqi Nako.

Me siguri ju kujtohet edhe dasma e Rudina Dembacaj vitin e kaluar tek “Lufta e nuseve”. Teleshikuesit u habitën kur panë aktoren të martohej në ekran e të konkurronte me 2 nuset e tjera.

Në ditën më të bukur, Rudina u surprizua edhe nga Jozefina Topalli, takimi i të cilave ishte emocionues.

Dasma e Rudina Dembacajt në fund të programit u shpall fituese.

Tek emisioni “Lufta e nuseve” është martuar gjithashtu edhe vëllai i Dr.Florit, Albani, anëtari i grupit “Produkt 28”.

Albani u martua dy vite më parë dhe në dasmën e tij u ndje shumë mungesa e Dr.Florit, këngët e të cilit sollën një atmosferë mallëngjyese në dasmë ku nuk munguan lotët.

Për herë të parë edhe në “Big Brother” është bërë dasmë: Fotinia e Danjeli u martuan vetëm pas dy muajsh njohje dhe u celebruan nga Erion Veliaj.

Edhe dasma e banorëve u shoqërua me shumë emocione pasi prindërit nuk ishin dakort që ata të martoheshin, por çifti besoi tek dashuria e tyre dhe vendosën ta bëjnë dasmën live.