ALBUMI I RI MBAN TITULLIN “BANG”/ Rita Ora me kostum tradicional shqiptar në projektin e ri (VIDEO) – AlpeGossip
ALBUMI I RI MBAN TITULLIN “BANG”/ Rita Ora me kostum tradicional shqiptar në projektin e ri (VIDEO)

ALBUMI I RI MBAN TITULLIN “BANG”/ Rita Ora me kostum tradicional shqiptar në projektin e ri (VIDEO)

Në 12 shkurt Rita Ora do të publikojë albumin e saj të ri që mban titullin “Bang” e për të cilin ka bashkëpunuar me Imanbek dhe artistë të tjerë të njohur si David Guetta e Gunna.

Sot Rita publikoi një video promovuese ku shfaqej me kostum tradicional shqiptar, të cilat janë punuar nga Valdrin Sahiti.

“Rita Ora, krenaria dhe gëzimi i popullit shqiptar, në fillim hapi dyert tona për botën dhe vendosi Kosovën në hartë. Edhe këtë herë, ajo po vazhdon të shkëlqejë dhe të na bëjë krenarë. Për këtë projekt, ajo më tha se donte t’i tregonte të gjithëve stilin tonë tradicional dhe etnografik, kështu që unë krijova këtë kryevepër për t’iu përshtatur gravitetit të asaj që ajo ka bërë për vendin tonë”, shkruajti Valdrini.

Ndërsa Rita e ripublikoi postimin e Valdrinit duke treguar se projekti po vjen pikërisht dy ditë para Pavarësisë së Kosovës: “I ke qarë, shumë faleminderit! Fiks në kohë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës”.