“JAM PËRPJEKUR QË TË SHOH PAS…”/ Saimiri i “Love Story” bën deklaratën e fortë: Këto vajza ishin me maskë (FOTO) – AlpeGossip
“JAM PËRPJEKUR QË TË SHOH PAS…”/ Saimiri i “Love Story” bën deklaratën e fortë: Këto vajza ishin me maskë (FOTO)

“JAM PËRPJEKUR QË TË SHOH PAS…”/ Saimiri i “Love Story” bën deklaratën e fortë: Këto vajza ishin me maskë (FOTO)

Saimiri pati një takim me Xhesin në puntatën e rradhës të “Love Story”. Takimi i tyre ishte shumë i veçantë ku të dy shijuan një kërcim me maska.

Gjatë takimit Saimiri dhe Xhesi biseduan për personat që janë të “maskuar” në karakter, teksa Xhesi ka pyetur Saimirin nëse ka pasur persona me maskë në “Love Story”.

Saimiri iu përgjigj se ka patur persona të tillë, prandaj ai ka marrë edhe vendimin për t’i hequr.

Saimiri: Mendoj që ka pasur disa maska në këtë rrugëtim, por unë jam përpjekur që të shoh pas fasadës, pas maskës. Ndaj kam marrë ato vendime që kam marrë. Unë e kam thënë që pëlqej shumë sinqeritetin dhe njerëzit e vërtetë dhe prandaj je këtu akoma. Është jashtë mode për të jetuar një jetë me maskë. Dua të jem gjithmonë vetvetja dhe i vërtetë.