“MË ERDHI DITA TA ZË NGUSHTË”/ Jonida Vokshi për herë të parë në publik me Besnikun – AlpeGossip
“MË ERDHI DITA TA ZË NGUSHTË”/ Jonida Vokshi për herë të parë në publik me Besnikun

“MË ERDHI DITA TA ZË NGUSHTË”/ Jonida Vokshi për herë të parë në publik me Besnikun

Lajmi se Jonida Vokshi do të martohet shpejt me aktorin Besnik Krapi u konfirmua disa javë më parë nga vetë moderatorja, e ftuar në “Xing me Ermalin”.

Por, daljen e parë publike me të fejuarin, Jonida ka zgjedhur ta bëjë në mënyrën më të veçantë.

Besniku është i ftuari i ditës së nesërme në emisionin “Personale” të cilin Jonida e moderon në “Digitalb”.

Ajo publikoi në Instagram një video të intervistës të xhiruar nga regjia, ku shikohen secili në dy cepat e tavolinës, duke qeshur me të madhe me njëri- tjetrin.

“Jam shumë e lumtur që më erdhi dita ta zë ngushtë e ta vë në siklet”, shkruan ajo, duke e shoqëruar emrin Besnik Krapi me një zemër, “Nesër në 20:00 në “T” një “Personale” që siç dëgjohet në video nga regjia që e kanë xhiruar, të qeshura plot”

 

Jonida dhe Besniku janë njohur në sheshxhirimin e serialit “O Sa Mirë”, ku luajtën të dy për dy vite.