"LULE LULE"/ Pas Lumit B,Dafina Zeqiri zbulon bashkëpunimin e rradhës (FOTO) - AlpeGossip
“LULE LULE”/ Pas Lumit B,Dafina Zeqiri zbulon bashkëpunimin e rradhës (FOTO)

“LULE LULE”/ Pas Lumit B,Dafina Zeqiri zbulon bashkëpunimin e rradhës (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është njëra ndër femrat më aktive në estradë. Koncertet e vazhdueshme ashtu si dhe projektet e ndryshme dhe të shumta muzikore i japin emër si një ndër këngëtaret më të komentuara në vend. Projekti i fundit realizuar nga artistja është kënga “Lule Lule” në bashkëpunim me Lumi B. Ky projekt muzikor u prit shumë mirë nga fansat.

 

Në një postim në profilin e saj të instagramit,Dafina bëri të ditur se këtë herë ajo do të bashkëpunojë me Lazee,një reper nga Suedia.

Ajo lajmëron se ky projekt muzikor do të vijë së shpejti dhe se ajo është shumë e lumtur që është pjesë e këtij bashkëpunimi.