“A JENA NDA”/ Leonora Jakupi dhe Adelina Ismaili vendosin në siklet Nora Istrefin në emision (VIDEO) – AlpeGossip
“A JENA NDA”/ Leonora Jakupi dhe Adelina Ismaili vendosin në siklet Nora Istrefin në emision (VIDEO)

“A JENA NDA”/ Leonora Jakupi dhe Adelina Ismaili vendosin në siklet Nora Istrefin në emision (VIDEO)

Këngëtarja Nora Istrefi, e cila vetëm para një jave publikoi projektin muzikor “A jena nda” në bashkëpunim me Irkenc Hykën,ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” për rubrikën “Kë zgjedh”.

 

Në rubkrikën në fjalë ajo është vënë në zgjedhje mes artistëve të ndryshëm, disa prej të cilëve janë dhe pjesë e rrethit shoqëror të këngëtares. Dy ndër artistet ndërmjet të cilave Nora është detyruar të zgjedhë janë Leonora Jakupi dhe Adelina Ismaili.

Artistja është vendosur në siklet përpara kësaj zgjedhjeje të vështirë sepse siç shprehet dhe ajo Adelinën e ka dëgjuar shumë kur ka qenë e vogël por dhe Leonorën e preferon shumë. Pikërisht për këtë arsye ajo nuk i ka ndarë artistët dhe ka vendosur t’i zgjedhë të dyja.

 

“Adelinën e kam përmendur dhe më herët që e kam dëgjuar shumë kur kam qenë e vogël ama dhe Leonora me pëlqen shumë. Nuk po di kë të zgjedh. Të dyja them unë”, është shprehur Nora Istrefi.