“MË MIRË TË KISHA VDEKUR”/ Edi përlotet në takim me Mikelën (FOTOT) – AlpeGossip
“MË MIRË TË KISHA VDEKUR”/ Edi përlotet në takim me Mikelën (FOTOT)

“MË MIRË TË KISHA VDEKUR”/ Edi përlotet në takim me Mikelën (FOTOT)

Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Edit me Mikelën. Edi u përlot, teksa foli për një periudhë të errët në jetën e tij, por pa dhënë detaje.

Ai tha se diçka e rëndë i ka ndodhur në familje dhe do kishte preferuar më mirë të vdiste. Ndonëse Mikela insistoi, Edi nuk tha asgjë më tepër.

“Ka ndodhur diçka në familje. Të lutem ndryshoje temën se nuk mundëm të flas…”, tha ai i prekur.

“Të shoh që të prek shumë kjo gjë, kaq e rëndë ka qenë për ty? Më shiko në sy”, iu përgjigj Mikela, e cila e përqafoi.

“Më fal por s’mundem të flas. Unë gjithmonë i them vetes më mirë kisha vdekur në ato vite, e mos të isha gjallë”, vazhdoi Edi.