Arsyeja e trishtë përse divorci i Anglina Jolie dhe brad Pitt nuk është finalizuar ende – AlpeGossip
Arsyeja e trishtë përse divorci i Anglina Jolie dhe brad Pitt nuk është finalizuar ende

Arsyeja e trishtë përse divorci i Anglina Jolie dhe brad Pitt nuk është finalizuar ende

Prej kohësh është përfolur për divorcin mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt dhe shumë prej jush me siguri nuk e kanë pëlqyer aspak këtë lajm.

Megjithëse çifti i e dha lajmin në vjeshtën e vitit 2016 kanë kaluar pothuajse dy vjet dhe procedurat e tyre ligjore vazhdojnë ta mbajnë “martesën” e tyre peng.

Sipas një burimi në”E!News” e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të fëmijëve.Mosmarrëveshja për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve është arsyeja pse Brad dhe Angelina akoma nuk janë divorcuar ligjërisht.

“Çështja e fundit është se Angelina dëshiron tëxhirojë filmin “Maleficent 2” në Evropë për disa muaj dhe gjatë kësaj kohe dëshiron të marrë me vete fëmijët” – ka thënë një burim .

“Brad është kundër kësaj dhe nuk e lejon atë t’i marrë fëmijët, ai po xhiron një film në Los Angeles dhe dëshiron t’i shohë ata në orarin e tij të rregullt të kujdestarisë”- ka shtuar më tej burimi.

Natyrisht, asnjëra palë nuk është e kënaqur me situatën, por burimi për “E!News” ka zbuluar se Jolie është mjaft e zëmëruar , ndërsa Pitt nuk pranon që fëmijët e tij të largohen për disa muaj dhe gjithashtu mendon se interesi më i mirë i fëmijëve është të qëndrojmë më shtëpinë e tyre..