Me të vërtetë shkollimi është një bazë e fortë dhe e rëndësishme për të ardhmen e karrierës suaj, por jo gjithnjë ndodh kështu. Këta të famshëm janë tepër të zotë në profesionin e tyre, por asnjëri prej tyre nuk e ka përfunduar shkollën e lartë, apo disa as të mesmen.
- Noizy
Kur ishte në moshën 11 vjeçare, Noizy u largua së bashku me familjen nga Shqipëria për në Londër. Duke jetuar në lagjet “ghetto” të Londrës, ai filloi të identifikohej si kampioni i “street fight”. - Dafina Zeqiri
Dafina Zeqiri ndoshta ka hedhur një hap më shumë në shkollimin e saj. Ajo e ka përfunduar shkollën e mesme, por nuk arriti të vazhdonte universitetin sepse ju përkushtua tërësisht muzikës. - Unikkatil
Ndoshta tani jeton në New York dhe është tepër i suksesshëm, por ai nuk arriti kurrë të përfundojë gjimnazin. Madje ai u përjashtua tre herë nga “Sami Frashëri” në Prishtinë. - Alban Skënderaj
Pasi kreu shkollën e mesme “Halim Xhelo” në Vlorë, ai u largua për në Itali dhe atje nisi shkollën për Hoteleri-Turizëm. Por ai nuk arriti ta përfundonte sepse pjesëmarrja në konkurse kërkonte tepër angazhim. - Johnny Depp
Në fakt nuk do ta besoni, por ky aktor e la shkollën e mesme për të vazhduar karrierën e tij… muzikore. - Jim Carrey
Carrey la shkollën në moshën 15 vjeçare pasi familja e tij kaloi në kohë të vështira. Ai filloi punën si roje për të mbështetur ata nga ana financiare. - Katy Perry
Katy u largua nga shkolla e mesme Santa Barbara Don Pueblos në moshën 15 vjeçare për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë këngëtare. Mund të themi të bindur që e ka realizuar. - Eminem
Ai ngeli 3 herë në klasën e nëntë derisa vendosi të largohej nga shkolla e mesme Lincoln kur ishte 17 vjeç. - Jay Z
I rritur në lagjet e Brooklyn, Jay Z la shkollën e mesme dhe filloi të merrej me trafikun e drogës. - Christina Aguilera
Pasi vazhdimisht binte pre e bullizmit, Christina la gjimnazin në Pennysylvania, dhe vazhdoi shkollimin në shtëpi nga mamaja e saj.