Këngëtarja turk Hacer Tulu ka mbetur e vdekur gjatë një sulmi me armë në një lokal nate në Bodrum.
Katër burra hapën zjarr në Pasha Club në destinacionin turistik të Barlar Street.
Nga sulmi mbetën të vdekur dy persona si edhe kishte disa të plagosur. Mes viktimave janë këngëtarja 40-vjeçare dhe pronari i lokalit Mehmet Ali Surensoy.
Pavarësisht se u dërgua në spital Tulu nuk arriti që ti mbijetojë plagëve të marra.
Sulmuesit raportohet se janë arrestuar nga policia në Manisa.
Hacer ka zhvilluar karrierën si modele, aktore dhe këngëtare në Turqi. Pak para sulmit me armë ajo kishte publikuar në rrjetet sociale atmosferën në lokal.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes dhe mendohet se Tulu nuk ishte shënjestra.