“KUR GRUAJA TË HA SHPIRTIN”/ Vip-at tregojnë “huqet” e partnereve: Nga Alban Dudushi tek Bes Kallaku – AlpeGossip
“KUR GRUAJA TË HA SHPIRTIN”/ Vip-at tregojnë “huqet” e partnereve: Nga Alban Dudushi tek Bes Kallaku

“KUR GRUAJA TË HA SHPIRTIN”/ Vip-at tregojnë “huqet” e partnereve: Nga Alban Dudushi tek Bes Kallaku

Teksa janë pyetur  për marrëdhënien me bashkëshortet,   personazhet e njohura  kanë treguar detaje që nuk i kemi ditur.

Gjinia femërore dallohet për natyrën  me “teka” por gratë e vip-ave qenkan shumë të përkëdhelura.

AlpeNews.al ju njeh me “tekat” partnerëve të meshkujve të ekranit shqiptar.

Elvis Pupa

Elvis Pupa ka një problem me gruan e tij dhe ne i japim të drejtë aktorit.
Teksa shfaqet me bashkëshorten e tij, Belinën në Frankfurt, Visi shkruan bashkangjitur fotos së tyre diçka vërtet komike. Të gjithë meshkujt besoj e kuptojnë këtë problem që e kanë shumica e vajzave. Për të publikuar një foto në rrjetet sociale, një vajzë duhet të bëjë minimalisht 50 shkrepje.

“Temperatura -8 gradë. Për pak sa nuk na ngriu Personaliteti. Pasi bëmë 45 shkrepje për këtë foton më thotë gruaja:- Te lutem, edhe një tjetër se nuk më ka dalë mirë qerpiku i parafundit i syut të majtë”.

Robert Berisha

Në një intervistë Roberti ka zbuluar një ves të keq të Norës, të cilin e posedon pothuajse çdo grua tjetër.

“Ka pasur raste që e ka pasur fluturimin në 10:00 të mëngjesit dhe është nisur nga shtëpia në orën 9:00. Duke i ditur rregullat që dy orë para duhet të jesh në aeroport, ajo niset në orën 9, arrin, hip në avion dhe shkon në koncert. Unë s’e kuptoj si ia del. Nuk është e saktë (me orën) për të dalë në ndonjë takim, darkë, dasmë, gjithmonë vonohet, kështu që kjo më ka penguar gjithmonë te Nora”.

Alban Dudushi

Alban Dudushi dhe Bieta Sulo janë një nga çiftet më simpatikë të televizionit.Si në të gjithë çiftet edhe mes tyre nga momente të këndshme të përditshmërisë, teka të lezetshme të njërit apo tjetrit që i japin ngjyra lidhjes Mesa duket moderatorja paska një ves të keqe.

Unë jam natyrë që nuk i mbaj ndenjat, kur i kam i thënë. Bieta gjithmonë ankohet, unë të them më shumë seç më thua ti, unë të puth ti s’më puth. Unë me timen them në fakt që jam shumë i vëmendshëm”.

Bes Kallaku

I ftuar në “Xing me Ermalin”, Besi është shprehur se këngëtarja është e fiksuar pas pastërtisë, madje ka treguar dhe një “ves” të saj.

Nuk e di pse, mbase ngaqë është nga jugu, (jo se ato të veriut nuk janë) ka një fiksim të madh për pastërtinë. Sa më bie trupi rehat, më ndërron çarçafin. Ka një ves që hedh çdo gjë në plehra. Kemi ndërruar nuk e di sa telekomanda, se siç ishin aty në tavolinë i merr i hedh të gjitha. Një mbrëmje kishim të ftuar për darkë, i kishte rregulluar të gjitha. Bie zilja dhe unë po nxitoja të hapja derën, kur Xhensila sheh një letër në tokë, dhe më bërtet: Mos e haaap. Pasi e hoqi më tha: Mund ta hapësh”.

AlpeNews.al