Gjithmonë është diskutuar marrëdhënia mes dy kunatave këngëtare , Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi. Së fundmi, në ditëlindjet e djalit të Patrisit, Tian Patris Berisha, vëllai i tij Robert dhe Nora nuk ishin të pranishëm. I ftuar në një bisedë me gazetaren Rudina Magjistari, Roberti shpjegoi se përse nuk mund të merrnin pjesë në ditëlindjen e nipit.
“Kemi qënë në Tiranë, një natë më herët. Festën e një majit në Kosovë e festojmë shumë. Ne kemi qënë dy dit më herët në Ulqin e më pas ishim ne Tiranë. Nuk mund të ishim dot. Ne nuk jetojmë në bashkësi. Ne jetojmë në dalje të Prishtinës, e as mamin e babin nuk e takojmë shpesh.” – tregoi ai.
I pyetur konkretisht për marrëdhënien e tij me nusen e vëllait, këngëtaren Tuna Sejdi, Robert Berisha bëri deklaratën që askush nuk e priste.
“Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Nuk e di, për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap. Të mbarojnë një herë e mirë këto thashetheme, Nora me asnjë artist në estradën shqiptare nuk ka pas problem. Tuna është ajo që me krejt estradën ka problem. Të gjithë janë gabim vetëm ajo e ka mirë. Unë i kërkojë falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”, ka treguar Roberti gjatë emisionit duke sqaruar një herë e mirë marrëdhënien e tij me familjen e të vëllait.