“NUK MUND TË QENDROJA INDIFERENTE!” Jona Spahiu tregon përjetimet mbi Koronavirusin (VIDEO) – AlpeGossip
“NUK MUND TË QENDROJA INDIFERENTE!” Jona Spahiu tregon përjetimet mbi Koronavirusin (VIDEO)

“NUK MUND TË QENDROJA INDIFERENTE!” Jona Spahiu tregon përjetimet mbi Koronavirusin (VIDEO)

Jona Spahiu ka menduar të bëjë një video informuese për ndjekësit e Instagramit, në lidhje me përjetimin e saj mbi situatën e Koronavirusit në vend, pas konfirmimit të dy rasteve pozitive në Tiranë.

Moderatorja e njohur ka publikuar në Instastory, një seri videosh përmes të cilave jep disa këshilla me vlerë sesi të reagojmë ndaj gjithë kësaj situate alarmante që shumë njerëz i ka futur në panik.

Këshilla e parë e Jonës është që të gjithë duhet të përzgjedhim informacionin, të cilit duhet t’i besojmë, dhe të lexojmë vetëm ato detaje që rrjedhin nga burime të sigurta dhe jo nga mediat që përhapin panik kot.

Megjithatë, kjo sipas Jonës, s’do të thotë se duhet ta neglizhojmë si situatë duke qenë të pakujdesshëm.

Jona jep këshillën për të gjithë ata që mund të mbartin virusin COVID-19 ose ata persona që janë thjesht me grip, që të kufizojnë daljet e tyre dhe të ruajnë jo vetëm veten por edhe personat e tjerë duke mos shkuar në punë, apo palestër.

“Në këtë situatë na ndodh që të jemi të dobët dhe të prekur të gjithë. Nuk besoj se keni qenë të vetmit që jeni shqetësuar në mëngjes kur dhjetëra mesazhe kanë bombarduar Whatsapp-in tuaj me mesazhe të orës së fundit. Asgjë nuk është e përhershme, është e përkohshme. Mjafton të ndjekim me rigorozitet ato rregullat e pastërtisë”, shprehet ajo.