ËSHTË NË PRITJE TË ËMBËL/ Elita merr dhuratën më të veçantë për këtë Shën Valentin, por jo nga Gjiko (FOTO( – AlpeGossip
ËSHTË NË PRITJE TË ËMBËL/ Elita merr dhuratën më të veçantë për këtë Shën Valentin, por jo nga Gjiko (FOTO(

ËSHTË NË PRITJE TË ËMBËL/ Elita merr dhuratën më të veçantë për këtë Shën Valentin, por jo nga Gjiko (FOTO(

Në shkurt të vitit 2019, Gjiko dhe Elita Rudi u bënë prindër për herë të parë. Elita solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Zëri.

Vogëlushi është bërë shumë i njohur dhe i dashur nga publiku shqiptar, pasi si Gjiko ashtu dhe Elita publikojnë shpesh momente pranë tij në rrjete sociale. Pak ditë më parë, ai filloi kopshtin dhe me ndihmën e edukatoreve i ka përgatitur mamit dhuratën më të bukur për Shën Valentin.

Elita ka ndarë një foto të Zërit në Instastory, i cili shihet duke mbajtur një kartolinë në duar. “Gëzuar ditën e Shën Valentinit mami, të dua”, lexon në kartolinë.

Kujtojmë se Elita është në pritje të ëmbël dhe Zëri së shpejti do të bëhet me motër.