PO ÇILJETA? Alban Hoxha po vendos në fshehtësi të plotë largimin drejt Arabisë Saudite – AlpeGossip
PO ÇILJETA? Alban Hoxha po vendos në fshehtësi të plotë largimin drejt Arabisë Saudite

PO ÇILJETA? Alban Hoxha po vendos në fshehtësi të plotë largimin drejt Arabisë Saudite

Çiljeta Xhilaga ka 5 vite që jeton një histori dashurie me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën.

Por sezonin e ardhshëm ai mund të mos jetë pjesë e Partizanit pasi ka mundësi që të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite.

Sipas “Gazetës Panorama” oferta për 33-vjeçarin, ka ardhur disa javë më parë dhe negociatat kanë vazhduar gjatë ditëve të fundit, por portieri është përpjekur të mbajë gjithçka të fshehtë me qëllim që të mos trazojë ujërat në kampin e kuq, por edhe në botën e showbiz-it, ku pyetjet që ngrihen janë nëse do ta marrë me vete dhe partneren e tij, Çiljetën.

Ndërkohë burime të sigurta pranë çiftit kanë treguar ai fillimisht mund të shkojë i vetëm atje, ndërsa më pas mund t’i bashkohet dhe Çiljeta.

Nga ana tjetër, nuk dihet nëse do t’i marrin me vete dy djemtë.

Thuhet se në lidhje me këtë janë vënë në dijeni edhe drejtuesit e Partizanit, të cilët janë njoftuar nga vetë futbollisti. Alban Hoxha, është drejt largimit, dhe ekipi që ka shfaqur interes për portierin e “demave” është Al Faisali Harmah.

Gjithashtu, Hoxha ka edhe një ofertë tjetër, po nga Arabia Saudite, prandaj dhe Tramexani.

Po të kthehemi pas në kohë, duket se Alban Hoxha ka një jetë të tërë te Partizani. Ai u transferua te “demat e kuq” në verën e vitit 2013 nga ekipi i Besës.