“S’QENKA SHAKA ME KËTË SËMUNDJE TË PABESË”/ Xhesika Ndoja: Jam në gjendje të rëndë nga… – AlpeGossip
“S’QENKA SHAKA ME KËTË SËMUNDJE TË PABESË”/ Xhesika Ndoja: Jam në gjendje të rëndë nga…

“S’QENKA SHAKA ME KËTË SËMUNDJE TË PABESË”/ Xhesika Ndoja: Jam në gjendje të rëndë nga…

Këngëtarja është prekur nga Covid, dhe siç ka deklaruar vetë ajo nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, gjendja e saj nuk është aspak e mirë.

Nuk është as për të qeshur, as për të humbur shpresat, një ditë kemi lind e një ditë do vdesim. Të Zotit jemi! Faleminderit për çdo mesazh që më keni dërguar, por nuk ju përgjigjem dot se nga gjendja që jam nuk mundem. Bëni kujdes, nuk është shaka me këtë sëmundje të pabesë, jam me Covid”.

Komentuesit kanë qenë të shumtë që i kanë uruar shërim të shpejtë, ndërkohë që nuk dihet se ku po kurohet. Ndër të tjera ajo ka lënë të kuptohet se po përjeton ditët më të këqija të jetës, ndërkohë që gjithë verën e kaloi duke pushuar nga një plazh në tjetrin.

Pak kohë më parë, ajo doli me deklaratën se, “jam një femër që të hyj në tru, por ta shkatërroj sistemin”, duke dhënë kështu një përgjigje për të gjithë ata që e pyesnin se pse nuk i ecin lidhjet, edhe pse është në formë dhe e kuruar.

Më tej, ajo u dha një mesazh djemve që të mos gënjehen nga sytë e bukur të femrave, duke theksuar një vlerë plus te vetja, që është sinqeriteti dhe dashuria.

Bota është plot me sy të bukur, por sytë që të shohin me sinqeritet dhe dashuri janë të paktë”, shkruan ajo në një tjetër status. Xhesika po e kalonte bukur këtë verë duke pushuar nga Gjiri i Lalzit e deri në Ksamil.

Vëmendjen e kanë marrë fotot e saj me bikini, ku pozonte duke tymosur herë puro dhe herë nargjile. Muaj më parë, ajo realizoi disa foto pranë shtratit martesor, duke përfunduar sipër xhakuzit.

Mënyra si pozonte u komentua si rikthim në stilet “kamasutra”, ashtu si në një nga klipet e saj të përfoluar. Xhesika Ndoja, e cila krahas muzikës i është futur edhe biznesit, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, la të kuptohej se ishte ndarë dhe nga i dashuri i fundit, që preferoi ta mbante sekret.

Ndërkohë, burime pranë saj treguan se ajo ka vendosur t’i mbajë sekret lidhjet, pasi ka zënë mend nga një prej lidhjeve të saj që mori fund direkt pas postimit të fotove me ish-partnerin në një limuzinë.

Xhesika, e cila nuk ndalon së realizuari edhe foto të reja siç ishin ato “hot” në periudhë izolimi nga koronavirusi, me anë të një poze ku shfaqej me të brendshme, bëri dhe një status pothuaj me pullë të kuqe referuar organit të saj gjenital, ndërsa shprehej: “Më mirë e mbaj vetë sesa me ua besu të tjerëve!”, duke vendosur emojin e pjeshkës, që dihet çfarë simbolizon në zhargonin e rrugës.

Kujtojmë që Xhesika theu karantinën e pranverës për të realizuar një set fotosh seksi me të brendshme, ndërkohë që ka ngjallur shumë komente mes ndjekësve, të cilët u surprizuan nga deklarata e saj, pasi e kanë përkthyer si vendim për të hequr dorë nga seksi dhe marrëdhëniet zhgënjyese, që s’të çojnë askund.

Në foton e postuar pak kohë më parë binin në sy tatuazhet në trup, në njërin prej të cilit shkruhet: Një libër është një histori për mendjen. Një këngë është një histori për shpirtin”.

Ndërsa në tatuazhin tjetër shihet një trëndafil i madh në këmbë, që i ka mbuluar gjithë pjesën e kofshës. Në fotot e saj, ajo shfaq anën e saj ekstravagante, ndryshe nga disa kohë më parë, ku realizoi një set pozash sensuale në stilin e sekssimbolit amerikan të viteve ’50-të, Marilyn Monroe.

Fotot e mëparshme të realizuara në Prizren nga Senad Hallaqi u paraprinin projekteve të reja muzikore të saj, njërin prej të cilëve sapo e ka publikuar, klipin me titullin “Dashni”. Projekti i ri erdhi pasi realizoi setin transgresiv, që i parapriu projektit me titullin “69”.

Në një nga momentet e atij klipi, ajo shfaqej e ulur po ashtu në një shtrat martesor, por në vend të ndonjë mashkulli, pranë saj shiheshin dy femra me veshje seksi. Vetë Xhesika me stilin e saj dukej si një aktore e kinemasë për të rritur, nëse i referohemi edhe konteksit të titullit të këngës “69”, një nga stilet e Kamasutrës.

Kështu, Xhesika kishte vendosur të eksperimentonte me këto stile në biznesin e muzikës, duke i sjellë një nga një në projektet e saj të nxehta. Por me klipin e ri “Dashni”, ndodhi ndryshe. Dy vite pas ndarjes nga i dashuri pasanik, u fol se asaj i ishte rikthyer sërish besimi në dashuri. U tha se Xhesika kishte nisur një histori të re që i dedikoi këtë këngë, histori që këtë herë e mbajti sekret.

Por kjo histori zgjati pak dhe Xhesika e prezantoi sërish veten single. Kujtojmë që emri më i komentuar në tregun muzikor jo vetëm për fotot hot në rrjetet sociale, por edhe për propozimet që ka marrë publikisht, u bë e njohur me klipin me titull “Kamasutra”, e më pas me duetin “Shoqe bitch” me Kallashin.

Para ca kohësh, ajo u komentua në portale për faktin së bëri një postim në “Instastory”, ndërsa ishte duke numëruar tufat me euro. Nuk munguan komentuesit me pyetjet e tyre se si i siguron gjithë këto para. Por për të gjithë, Xhesika kishte si sqarim ironik se, në fakt, po numëronte kartëmonedhat Euro për t’ia dhënë borxh deputetit, nisur nga një histori e vjetër, ku u përfol në media për propozimin që i kishte bërë një deputet i Kuvendit.

Sa i përket historisë së mediatizuar që mori fund para më shumë se tre vitesh, ajo ishte një histori që zgjati sa një muaj mjalti. Vetë Xhesika nuk dha asnjë intervistë apo detaj se ku ishte njohur me personin në fjalë, të cilin e prezantoi edhe me fytyrë në rrjetet sociale, por jo me emër. Nuk dihej nëse kjo lidhje dashurie ishte dhe arsyeja e vendosjes së saj në Vjenë në atë periudhë, nga ku postonte shpesh foto duke u argëtuar me partnerin.

Por vetëm pak ditë pasi ajo postoi fotot nga festa e ditëlindjes së saj (një festë surprizë nga i dashuri), u pa se gjërat ndryshuan mes tyre. Xhesika fshiu të gjitha postimet duke zhdukur çdo gjurmë në “Instagram” dhe “Facebook” me “të dashurin pa emër”, veprim që la të kuptohej se “dashuria e zjarrtë” mes tyre ishte shuar.

Nuk dihej nëse xhelozia apo ndonjë konflikt mes tyre çoi marrëdhënien drejt fundit, pasi Xhesika nga ana e saj dukej që kishte gjetur partnerin ideal, me të cilin madje po bënte plane të kalonte jetën. Fotot e fundit me ishin ishin në ditëlindjen e saj, ku ajo shfaqej duke u puthur në buzë dhe e rrethuar me lule e dhurata prej tij.

Këngëtarja në atë kohë iu dedikua vetëm lidhjes, por më pas vendosi të merrej me biznesin. Në klipin e para pak kohëve, “Dashni”, ajo shfaqej e veshur deri në grykë, duke u prezantuar serioze këtë herë, edhe pse ishte kulmi i verës.

Nuk dihet se kush ishte djali që e zhgënjeu, pasi për shkak të izolimit nga pandemia edhe daljet i ka pasur të kufizuara, ndërkohë që komentuesit i kanë kërkuar të mos merret me të shkuarën, por të ecë përpara. Gjatë periudhës së karantinës, Xhesika ishte ndër këngëtaret që theu karantinën për të bërë sete fotosh artistike.