“E DJEG” ME MUZIKË SHQIPTARE/ Bebe Rexha në mes të Chicago-s krenare për rrënjët e saj… (VIDEO) – AlpeGossip
“E DJEG” ME MUZIKË SHQIPTARE/ Bebe Rexha në mes të Chicago-s krenare për rrënjët e saj… (VIDEO)

“E DJEG” ME MUZIKË SHQIPTARE/ Bebe Rexha në mes të Chicago-s krenare për rrënjët e saj… (VIDEO)

Destinacioni i rradhës për Bebe Rexha ishte Chicago dhe këngëtarja me origjinë shqiptare ka pasur dy shoqërues të veçantë.

Në disa video të postuar në rrjetet sociale, Bebe tregonte se ndodhej në një minibus së bashku me të atin dhe xhaxhain e saj. Dhe normalisht që kërkesa muzikore e tyre do të ishin këngë shqiptare.

“Hape rrugën Chicago, shqiptarët po vijnë” – shprehet Bebe Rexha.

Ata shfaqen duke kënduar këngën “Hatixhe” si dhe këngë të këngëtares kosovare Shyrete Beluli. Më herët Bebe është shprehur se ruan kulturën shqiptare dhe se është e lidhur me rrënjët e saj.

“Babai im është nga Dibra, në Maqedoni. Ai erdhi këtu në SHBA në vitet e tetëdhjeta me nënën time. Prindërit e nënës sime janë nga Gostivari. Ne na pëlqen ta mbajmë kulturën tonë dhe unë jam shumë e lidhur me familjen dhe rrënjët e mia. Mundohem që të shkoj në Maqedoni për të vizituar familjarët e mi të paktën një herë në vit, pasi familja është shumë e rëndësishme për mua. Shumë shpesh kemi dasma e ngjarje të tilla, kështu që me prindërit e mi i vizitojmë shpesh familjarët atje”, ka treguar Bebe Rexha.