Julka Gramo: Doja të bëhesha nënë pas 10 vitesh, por bashkëshorti thjesht qëlloi në shenjë… (VIDEO) – AlpeGossip
Julka Gramo: Doja të bëhesha nënë pas 10 vitesh, por bashkëshorti thjesht qëlloi në shenjë… (VIDEO)

Julka Gramo: Doja të bëhesha nënë pas 10 vitesh, por bashkëshorti thjesht qëlloi në shenjë… (VIDEO)

Romanca e Julka Gramos me Dj Andin ka filluar prej vitesh, dashuri nga e cila erdhën në jetë dy fëmijë. Gjatë intervistës për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, Julka ka rrëfyer njohjen me bashkëshortin dhe faktin që ai e bindi të bëheshin prindër.

Dembacaj: Si je njohur me Andin?

Gramo: Takimin e parë e kemi pasur në studiot e vjetra të Topit, në radio. Ai kishte shfaqur interes për mua, por një shoqja ime i kishte thënë as që bëhet fjalë. Ndërkohë, Andi më tërhiqte. Ai u lidh me një vajzë tjetër. Kur mora vesh unë që ai më kishte pasur qejf dikur nuk ia vlente sepse ishte goxha i lidhur. Kur u rigjetëm pas shumë vitesh, në studiot e reja të Topit, unë isha duke regjistruar këngë dhe ai erdhi e më pa. Pastaj kur u ritakuam më tha: Kur hapa derën, kjo ishte ajo që po kërkoja. Kështu u lidhëm. Punuam bashkë për këngën ‘Ekzistoj’ dhe gjatë bisedave, i flisje se meshkujt, se shokët e ngushtë s’janë gjë. Dhe ai më tha që në fillim se nuk dua të jemi shokë dhe gjërat erdhën natyrshëm.

Dembacaj:Cfarë dashuron më shumë tek Andi?

Gramo: Unë tek Andi dashuroj faktin që ka shkuar në Itali si emigrant, ka vuajtur shumë në një moshë të vogël dhe ia ka arritur me forcat e veta gjithcka. Nga ana profesionale më tërheq shumë kjo gjëja. Imagjinoje një djalë 16 vjec që shkon në Itali për të punuar, arrin të prodhojë këngë për idhullin e tij që ka qenë Dj Molela dhe për shtëpi diskografike italiane. Kështu që një person që bën këtë rrugëtimin, është absolutisht një djalë për tu vlerësuar. Gjëja e parë që më ka pëlqyer tek Andi kanë qenë sytë dhe duke e njohur cdo herë e më tepër, sigurisht që më pëlqen cdo gjë.

Dembacaj: Mëmësia ishte zgjedhje apo incident fatlum?

Gramo: Nuk ishte incident fatlum. Andit i kishte ardhur ora biologjike më përpara se unë. Po të më pyesje mua thoja dhe nja 10 vjet, kalonin vitet dhe kishin kaluar 10 vjet ndërkohë, unë prapë 10 thoja. Vendosëm që do kishim një fëmijë e që do bëheshim prindër. E kishim me planifikim në rastin e parë dhe të dytë. Jam e lumtur që Andi më bëri nënë.