Soni Malaj rrëfen incidentet gjatë karrierës: Kameramani ra, bashkë me të dhe… – AlpeGossip
Soni Malaj rrëfen incidentet gjatë karrierës: Kameramani ra, bashkë me të dhe…

Soni Malaj rrëfen incidentet gjatë karrierës: Kameramani ra, bashkë me të dhe…

Karriera e saj muzikore ka nisur para shumë vitesh, ndërsa eksperiencat dhe incidentet në festivalet ku ka marrë pjesë janë të shumta. Këngëtarja Soni Malaj rrëfeu në intervistën për “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj se në periudhën kur fitoi Top Fest me këngën ‘Me të jeton’ pësoi një incident në skenë.

 

Soni Malaj: Në Top Fest, kur unë kam fituar cmimin e parë ka qenë një tmerr. Kam pak problem me lartësitë dhe kur këndon nuk duhet të kesh lartësi shumë të madhe sepse bazamenti i diafragmës. Mua më kishin vendosur në një podium dhe kisha disa taka të larta që nuk kisha kohë ti ndërroja dhe kisha mikrofonin. Mikrofoni ishte me stativ. Nuk e kishin vendosur mirë dhe mikrofoni bie, e unë i shkoj mbas. Por kam qenë duke kënduar dhe në ato momente kam dëgjuar sallën që ia ka bërë “Wa”. Jam ngritur menjëherë se nuk është se shquhem shumë për ekuilibër, por e mbajta.

 

Pas kësaj, ajo foli për fillimin e karrierës kur ishte pjesë e ‘Spirit Voice’ dhe ndodhnin prapaskena nga më të ndryshmet.

 

Soni Malaj: Incidente më kanë ndodhur në Spirit Voice. Dorinës, njërës prej anëtareve të grupit i ishte tekur të merrte takat e Juliana Pashës sepse i pëlqenin dhe i shkonin shumë. Apo Juliana i kishte marrë Dorinës, se mbaj mend mirë. Ndërkohë që thonë Spirit Voice në skenë, Juliana bërtiste e terrorizuar, e kapi paniku për ndërrimin e sandaleve dhe Dorina, me qetësi olimpike, me njërën dorë i zbërthente asaj, me tjetrën i mbërthente vetes. Para kishim Adi Krastën që bërtiste, dola unë, Angjelina, Larisa dhe kur vjen Dorina me taka. Pastaj në koncerte kishte dicka që vraponte, performonte dhe ka rënë një herë kameramani bashkë me të.