Pas lajmit se Meghan Markle dhe Princ Harry ishin në pritje për tu bërë prindër, çifti morën një vendim të rëndësishëm.
Duka dhe Dukesha e Sussex vendosën që të largoheshin nga vila e Kensington Palace për tu transferuar në një shtëpi jashtë qytetit. Deri më tani vendbanimi i tyre ka qenë tepër i fshehtë, por “The sun” ka arritur të sigurojë fotot e para të “shtëpizës romantike” të çiftit.
Meghan dhe Harry prej disa muajsh jetojnë në Cotswolds në një shtëpi me vlerë 2.5 milionë dollarë. Shtëpia i përket shekullit të 18-të, ka katër dhoma gjumi dhe shtrihet në një pronë prej 16.187 metra katrorë. Ajo është e rrethuar nga dritare prej xhami në vend të mureve, ka një kuzhinë gjigande dhe një dhomë për garderobën e çiftit.
Sipas raportimeve, Meghan e adhuron këtë vend dhe së bashku me Harryn bëjnë çdo ditë shëtitje me qentë. Deri më tani çifti kanë preferuar që ambienti i tyre të mbetet tepër privat duke ftuar shumë pak miq në shtëpinë e tyre si George dhe Amal Clooney, Serena Williams me Alexis Ohanian, dhe Priyanka Chopra me Nick Jonas.