PAK DITË PAS LINDJES/ Këngëtarja shqiptare rikthehet me projekte të reja muzikore – AlpeGossip
PAK DITË PAS LINDJES/ Këngëtarja shqiptare rikthehet me projekte të reja muzikore

PAK DITË PAS LINDJES/ Këngëtarja shqiptare rikthehet me projekte të reja muzikore

Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi, u bë nënë për herë të parë vetëm pak ditë pasi kishte konfirmuar lajmin e shtatzënisë në rrjete sociale.

Ajo solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Luiza dhe nëse po mendonit se Yllka tashmë do t’i përkushtohet tërësisht mëmësisë, e keni gabim!

Pavarësisht se po kalon periudhën më të bukur të jetës së saj, Yllka do të vijë në muzikë me një projekt të ri.

Sipas “Prive”, kënga e saj do të jetë një bashkëpunim me Baby Brown dhe Cengiz Elmaz dhe do të publikohet ditën e nesërme.

Bashkëpunimi do të titullohet “Selfmade Superstar” dhe ne u bëmë kuriozë të dimë nëse pas këtij projekti, do të kemi sërish këngë të reja nga Yllka.

Këngëtarja u martua me partnerin e saj, muzikantin Astrit Pallaska në vitin 2011 dhe lajmi i bukur ka ardhur pas 9 vitesh.