I ÇMENDUAR PAS SAJ/ Fansi bën tatuazh në trup reperen e njohur shqiptare – AlpeGossip
I ÇMENDUAR PAS SAJ/ Fansi bën tatuazh në trup reperen e njohur shqiptare

I ÇMENDUAR PAS SAJ/ Fansi bën tatuazh në trup reperen e njohur shqiptare

Reperja nga Kosova, Arta Memedi është bërë tashmë shumë e famshme me këngët ku nuk mungojnë diss-et për artistet e tjera të të njëjtës rrymë muzikore. Shpeshherë Arta është vënë në qendër të vëmendjes edhe për sherrin me Taynën.

Reperja duket se paska fansa të çmendur pas saj pasi njëri prej tyre e ka bërë tatuazh. Ka qenë Arta ajo që e ka treguar surprizën që i ka bërë fansi i cili ka vizatuar fytyrën e saj në pjesën e parakrahut.

Kujtojmë që Arta dy muaj më parë u rikthye në muzikë pas 1 viti pauzë. Reperja publikoi këngën “Shote Galica”, që u komentua si diss për Taynën.