Thuajini “Mirupafshim” Adel Lamit! Balerina, gati për t’ju rikthyer jetës në Amerikë – AlpeGossip
Thuajini “Mirupafshim” Adel Lamit! Balerina, gati për t’ju rikthyer jetës në Amerikë

Thuajini “Mirupafshim” Adel Lamit! Balerina, gati për t’ju rikthyer jetës në Amerikë

Adel Lami është një nga balerinat më të njohura shqiptare e cila prej disa muajsh ka lënë pas jetën në SHBA për spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”.

Sëfundmi Adela ka dhënë një intervistë për “Panorama Plus” ku ka treguar planet e saj tani që gara për të në spektakël ka mbaruar.

Ajo ka thënë që shumë shpejt ka ndërmend të kthehet në Amerikë dhe që jeta e saj atje nuk ka të krahasuar me jetën në Tiranë.

“Kam jetuar një jetë të dyzuar prej vitesh, por tani mund të themi që zgjedh vetëm njërën, SHBA. Jeta ime në Tiranë ka qenë më shumë se e mrekullueshme, por është një etapë që tashmë duhet mbyllur. Jeta në Manhattan nuk ka fjalë për t’u përshkruar” – ka thënë Adel për “Panorama Plus”.

Ndërsa pyetjes nëse kishte arritur të kishte lidhje me njerëzit e duhur dhe çfarë synon në SHBA, sa i takon karrierës së një balerine, ajo tha: “Kam ecur me hapa të vegjël, por shumë të sigurt. Mendoj se deri më tani kam njohur njerëzit e duhur dhe njerëzit që më duhen. Koha do e tregojë zgjedhjen time më mirë, pasi më pëlqen të flas me vepra, siç e kam bërë gjithmonë”.

Gjithashtu balerina pohoi se pas karrierës si balerinë synon politikën, degën për të cilën ajo ka studiuar.

“Të vazhdoj karrierën si diplomate dhe politikane, për të cilën kam studiuar dhe do të vazhdoj të studioj. Mendoj se gjithmonë do të jem mes këtyre dy botëve kaq të njëjta, por dhe të ndryshme njëkohësisht” – është shprehur Adela.