FANSAT I KËRKUAN TË RIKTHEJË ”DIMËROJ”/ Ardit Gjebrea më në fund përgjigjet – AlpeGossip
FANSAT I KËRKUAN TË RIKTHEJË ”DIMËROJ”/ Ardit Gjebrea më në fund përgjigjet

FANSAT I KËRKUAN TË RIKTHEJË ”DIMËROJ”/ Ardit Gjebrea më në fund përgjigjet

Prej dy ditësh profili i Instagramit të Ardit Gjebreas ishte mbushur me mijëra komente nga fansat që i kërkonin të rikthejë këngën “Dimëroj”. Edhe pse kanë kaluar shumë vite kjo këngë vazhdon të pëlqehet shumë nga publiku.

Nismën e ka marrë një fanse e Arditit e cila nëpërmjet faqjes së saj “Paniknedisko”, u ka kërkuar ndjekësve të komentojnë “Rikthe Dimëroj” dhe më në fund ka marrë edhe përgjigjen e Arditit.

“Nuk më pëlqen t’i rikthehem këngëve të shkuara, por sidoqoftë ke meritë sepse më bëre të mendoj”, i ka shkruar Arditi fanses. Më pas moderatori ka treguar se lajmin e mori vesh nga një kolegu i tij i cili gjithashtu i kishte shkruar “Rikthe dimëroj”.

Në fund Arditi ka premtuar se do e mendojë rikthimin e kësaj kënge, por i duhet pak kohë.