JEP LAJMIN E ËMBËL/ Ish-banori i “Big Brother Albania 9” do të bëhet baba për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
JEP LAJMIN E ËMBËL/ Ish-banori i “Big Brother Albania 9” do të bëhet baba për herë të parë (FOTO)

JEP LAJMIN E ËMBËL/ Ish-banori i “Big Brother Albania 9” do të bëhet baba për herë të parë (FOTO)

Ish-banori i “Big Brother Albania 9”, Ervin Zyfi do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Ervini me një postim në Instagram ku shfaqet krah bashkëshortes. Në sy bie barku i rrumbullakosur i bashkëshortes së Ervinit, e cila është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe shumë shpejt ata do bëhen prindër.

Çifti jetojnë në SHBA dhe në një intervistë për “Panorama plus”, Ervini ka treguar: “Bashkëjetuam, u fejuam, u martuam. Hapi i radhës ishte fëmija. Jo pa qëllim morëm shtëpi me shumë hapësirë, pasi kjo ishte ajo që menduam. Të marrim këtë shtëpi se nesër bëhemi me fëmijë dhe kur të vijë momenti duhet të ishim të përgatitur”.

Për jetën e re në SHBA, ish-banori është shprehur: “Jetë e re, status i ri. Një ndjesi që nuk e kisha provuar më parë, diçka e re, plot emocione e përgjegjësi të reja, puna për të arritur diçka, gjithashtu puna për t’u integruar. Unë nuk kam shumë që jam transferuar në SHBA dhe mund ta them që fillimi ishte i vështirë të lëvizësh me lagje e jo më të lëvizësh në një kontinent tjetër si SHBA. Por faleminderit Zotit që kam në krah një person të mrekullueshëm!”

“Unë jetoj në New Jersey dhe sa dal nga shtëpia, përballë kam një pamje të mrekullueshme të Manhattan. Ky është një lloj frymëzimi për të filluar ditën. Punoj e jetoj mirë. Ëndrra amerikane thonë se është një jetë më e mirë, më i pasur dhe më i plotësuar. Unë i kam të gjitha këto dhe mund të themi që po e jetoj këtë ëndërr”.