NDRYSHIME TË MËDHA/ Shkrihet emisioni simbol i Top Channel, 40 punonjës japin dorëheqjen – AlpeGossip
NDRYSHIME TË MËDHA/ Shkrihet emisioni simbol i Top Channel, 40 punonjës japin dorëheqjen

NDRYSHIME TË MËDHA/ Shkrihet emisioni simbol i Top Channel, 40 punonjës japin dorëheqjen

Një muaj pasi u zgjodh Drejtori i përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi ka nisur një reformë që po shoqërohet me largime masive nga puna, ku pritet të largohen afro 40% e stafit, që prek thuajse çdo qelizë të këtij televizioni.

Burime të sigurta për AlpeNews.al bëjnë të ditur se kjo reformë do të prekë edhe emisionin Fiks Fare, stafi i të cilit pritet të hyjë në fazë të re funksionimi me vetëfinancim.

Për të rinisur marrëdhënien e re me vetëfinancim, duhet që i gjithë stafi me mbi 40 persona të kryejë një dorëheqje kolektive.

Furtuna e largimeve ka prekur gjithashtu punonjësit që kishin mbushur moshën e pensionit, stafin e montazhierëve në çdo sektor etj./AlpeNews.al/