NGA QETËSIA NERVORE TEK PROBLEMET SHËNDETËSORE/ Njihuni me vetitë dhe përfitimet e vajit të kanabisit – AlpeGossip
NGA QETËSIA NERVORE TEK PROBLEMET SHËNDETËSORE/ Njihuni me vetitë dhe përfitimet e vajit të kanabisit

NGA QETËSIA NERVORE TEK PROBLEMET SHËNDETËSORE/ Njihuni me vetitë dhe përfitimet e vajit të kanabisit

CILI ËSHTË QËLLIMI I CBD-SË?
Ne, dhe kur them ne, dua të them njerëzimi jemi ende në hapat e parë me njohjen dhe të vërtetën e CBD-së. Kjo do të thotë që kemi filluar të përfitojmë nga dobitë mjekësore të këtij përbërësi.

Ai përdoret me pika në gojë për çlodhje, në formë kremi për të qetësuar muskujt, apo në formë pilule për të qetësuar nervat. Lista e sëmundjeve që ka shëruar është e gjatë dhe natyrisht ndryshon nga individi në individ. Ankthi, dhimbja, artriti, varësia ndaj drogave, konvulsionet dhe inflamacionet janë ndër patologjitë më të rëndësishme, të cilat lehtësohen nga CBD-ja. Gjithashtu, ai është miratuar nga FDA

– Food and Drug Administration
– për trajtimin e epilepsies dhe është duke u testuar për përdorimin në trajtimin e sëmundjeve kronike si fibromialgjia, endometrioza, parkinsoni dhe skleroza multiple.

ËSHTË CBD-JA NJË SUBSTANCË E LIGJSHME?
Ndoshta. Nëse vjen nga ai që quajmë “kërp industrial” i ligjshëm në çdo shtet, atëherë po. Nëse vjen nga bima e kanabisit, që mund të jetë e paligjshme në vendin ku jeton, këtu ka vend për diskutim. Me pak fjalë, është më mirë të përdorim produkte me CBD nga “kërpi”, për të qenë të qetë në të gjitha drejtimet.

PSE PO FLITET KAQ SHUMË PËR TË?
Industria e kanabisit është në mes të një rilindjeje të nevojshme. Shumë vende po rishqyrtojnë ligjshmërinë e kanabisit dhe hulumtimet për përfitimet e saj po japin një shtysë të madhe. Studimet tregojnë që bima e kanabisit përshtatet përsosmërisht me trupin e njeriut, i cili e ngarkon vazhdimisht atë, duke pritur që ai të menaxhojë çdo gjë. CBD-ja ndihmon në vendosjen e një ekuilibri. Të bën të ndihesh më mirë, më qetë, me më pak inflamacion, më pak dhimbje neuropatike dhe me sistem nervor më të qetë. CBD-ja ka pothuajse të gjitha efektet e kanabisit, pa pjesën e “qejfit” dhe kjo ka hapur të gjitha dyert, duke e prezantuar shumë butësisht këtë lule.

SI FUNKSIONON CBDJA?
Duhet të falënderojmë sistemin endokanabinoid të njeriut, për ndikimin e CBDsë. Ky është pjesë e sistemit neurotransmetues, që lejon nervat të komunikojnë dhe të punojnë me efikasitet. Kjo do të thotë që sistemi endokanabinoid ka një rol në sigurimin e funksionimit të qelizave, të cilat aktivizohen nga CBD-ja. Pra, CBD-ja rrit kanabinoidet natyrore, gjë që përmirëson gjendjen shpirtërore dhe mirëqenien e përgjithshme.

SI MUND TA MARR CBD-NË?
Vaji dhe kapsulat janë dy mënyrat më të njohura për të konsumuar CBD-në, por lista e produkteve në dispozicion është e gjatë. Mund të pihet në formë cigareje ose të thithet me vaporizator, nëse ka formë vaji. Vjen në formë karameleje gome ose karamele dhe çokollatë. Disa kompani e bashkojnë me kokrrat e kafes, duke pretenduar që kjo metodë minimizon shqetësimet që lidhen me kafeinën dhe rrit përqendrimin. Trajtimet estetike me CBD përbëjnë një pjesë tjetër të madhe të industrisë. Sapunë në formë bombe për banjë, krem dhe locione për dush, të cilat qetësojnë muskujt dhe nxisin një mbrojtje antiinflamatore.

ÇFARË EFEKTI KA?
Unë jam admiruese e këtij suplementi, i cili përmirëson në mënyrë të përgjithshme mirëqenien shëndetësore. Për momentin, e konsumoj në formë çaji, para se të shtrihem në shtrat. Megjithatë, sado informacion që të kërkohet për CBD-në, asnjë prej tyre nuk ka më shumë vlerë, sesa një prove e vërtetë.