Emri/ Gjendet i vdekur në banesën e tij këngëtari fierak – AlpeGossip
Emri/ Gjendet i vdekur në banesën e tij këngëtari fierak

Emri/ Gjendet i vdekur në banesën e tij këngëtari fierak

Artisti fierak, Vilson Shaho, është gjetur sot i vdekur në banesën e tij. Vilson Shaho është i njohur në Fier si këngëtar i muzikës kanto, ndërsa ka mbaruar Akademinë e Arteve. Kanë qenë të afërmit e tij që kanë gjetur trupin e pajetë të këngëtarit në banesën e tij.

Këngëtari Shaho nuk është parë të dalë nga shtëpia dhe të takohet me miqtë apo të afërmit e tij për disa ditë çka ka ngritur dyshime te të afërmit, të cilët i kanë shkuar në banesë dhe kanë marrë vesh lajmin e hidhur. Për ngjarjen e rëndë është njoftuar policia, ndërsa është konstatuar se ka qenë një vdekje natyrale.

Shaho i përket brezit të këngëtarëve të vjetër, pasi ka marrë pjesë dhe në Festivalin e 1-rë të Interpretuesve, në vitin 1983, këngë të cilën po e sjellim më poshtë.