U KONFIRMUA/ Enca dhe reperja e njohur shqiptare po vijnë me një bashkëpunim! (VIDEO) – AlpeGossip
U KONFIRMUA/ Enca dhe reperja e njohur shqiptare po vijnë me një bashkëpunim! (VIDEO)

U KONFIRMUA/ Enca dhe reperja e njohur shqiptare po vijnë me një bashkëpunim! (VIDEO)

Këngëtarja Enca Haxhia dhe reperja Rina Balaj do të sjellin shumë shpejt një bashkëpunim!

Ky lajm që ka gëzuar fansat është konfirmuar ditën e sotme nga vetë Rina, në emisionin në T7, “Gjesi”.

Teksa ka promovuar albumin e ri në bashkëpunim me Sin Boy, i cili titullohet “MM” dhe përmban 20 këngë, reperja ka pasur edhe një surprizë.

Gjatë intervistës ajo u shpreh se ajo dhe Enca kanë menduar për një duet dhe jemi të bindur se bashkëpunimi i tyre s’do të vonojë shumë.

Megjithatë, Rina ende nuk ka dhënë një datë kontrete dhe detaje për projektin e ri që na bëri kaq kuriozë!

Alumi i ri i reperes, “MM”, ka thyer rekorde klikimesh në Greqi vetëm 24 orë pas publikimit dhe është kthyer në albumin më të shitur në shtetin fqinj!