LEDION LIÇO ZBULON PLANET/ Moderatori flet për herë të parë: Nuk do e prezantoj “Big Brother” – AlpeGossip
LEDION LIÇO ZBULON PLANET/ Moderatori flet për herë të parë: Nuk do e prezantoj “Big Brother”

LEDION LIÇO ZBULON PLANET/ Moderatori flet për herë të parë: Nuk do e prezantoj “Big Brother”

Ledion Liço ka më shumë se një muaj që është larguar nga sytë vëzhgues të medias. Gjatë kësaj kohe bëri bujë të madhe mbyllja e të gjitha rrjeteve sociale nga moderatori i njohur përpara dasmës me Sara Hoxhën. I ftuar në ‘Thuaje me Pepsi’ ditën e sotme ai ka folur për gjithçka. “Kurrë mos thuaj kurrë, por unë nuk dua t’i rikthehem rrjeteve sociale. Dua të kem qetësinë time dhe po e shijoj këtë kohë. Mbase nuk do e hap përsëri ‘Instagramin’ ose ‘Facebook-un’”,-ka treguar Ledioni.

Më tej moderatori zbuloi edhe planet e sezonit të ri. Sigurisht një nga lajmet që po qarkullon prej kohësh është se Ledioni do të prezantojë edicionin e ‘Big Brother Vip’, por ai e mohoi kategorikisht këtë lajm. “Nuk do e prezantoj unë ‘Big Brother’. Edhe këtë sezon do jem në ‘The Voice Kids’ dhe besoj se do jetë sezoni i fundit që do e prezantoj këtë program. Viti është i gjatë, mbase do të prezantojë edhe ndonjë program tjetër në të ardhmen”,-ka shtuar më tej Ledioni. Kujtojmë se prej më shumë se një muaji moderatori nuk ishte shfaqur në publik.